Televizioni iranian censuron logon e Romës… për gjinjtë e ujkonjës!!!

05/04/2018 19:53

Televizioni shtetëror iranian ka censuruar gjinjtë e ujkonjës në logon e klubit të futbollit AS Roma, gjatë ndeshjes që skuadra italiane luajti ndaj Barcelonës, në Champions League.

Ky televizion ka errësuar pjesën e logos ku shihen binjakët themelues të qytetit, Romolo dhe Remo, duke pirë te ujkonja.

Një gjë e tillë ka shkaktuar shumë reagime tallëse në rrjetet sociale.

Top Channel