Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me ndalesën e dytë të tij, Çmimin e Madh të Bahreinit. Britaniku Lewis Hamilton do të kërkojë të fitojë këtë garë jo vetëm për t’iu kundërpëgjigjur suksesit të Vettel në Melbourne, por edhe për një arsye tjetër.

Hamilton do të tentojë që të fitojë për të tretën herë në pistën e Shakirit për të barazuar pikërisht gjermanin e Ferrarit dhe Fernando Alonson që kanë triumfuar 3 herë në këtë garë. Vettel ka dalë i fituar në garën e Bahreinit në 2012 dhe 2013 me Red Bullin dhe në 2017 me Ferrarin, ndërsa Alonso i ka regjistruar sukseset në këtë Çmim të Madh në vitet 2005, 2006 dhe 2010.

‘E gjithë skuadra e ndjen se duhet të fitojmë – tha Hamilton – kemi punuar shumë dhe ambienti është pozitiv. Kemi një makinë shumë të mirë dhe jemi kampionët në fuqi. Me disa rregullime të vogla besoj se do të triumfojmë në Bahrein’.

Ndërkaq, vetë Vettel do të tentojë që të bëjë realitet të gjitha parashikimet që duket se janë në favor të tij për këtë garë, ndërsa Alonso do të përpiqqet të konfirmojë vendin e pestë që arriti në ‘Albert Park’ të Australisë përpara 2 javësh, si për të treguar se për të po kthehen kohët e bukura.

Top Channel