Në momentin që Massimiliano Allegri do të largohet nga Juve, do të jete momenti që ai do të largohet edhe nga Italia.

Për herë të parë trajneri italian i Juves ka folur qartë për të ardhmen e tij: “Do të shkoj jashtë Italisë”, tha në një intervistë për The Telegraph Allegri që këmbënguli të flasë anglisht: “In Italy is finished”, tha Allegri.

Trajneri italian e ka projektuar tanimë të ardhmen e tij. 5 ose 6 vjet do të vazhdoj në drejtim klubi përpara se të provoj një pankinë ekipi kombëtar. Por më parë është një mision shumë i rëndësishëm për të realizuar: fitimi i Champions League me Juven.

Allegri është një nga emrat më të përfolur në Evropë për pankina si ajo e PSG, Real Madrid dhe Chelsea.

Top Channel