Juraj Kucka, gol spektakolar në Turqi (Video)

02/04/2018 19:17

Juraj Kucka ka shënuar një gol spektakolar në kampionatin turk të futbollit.

Ish-mesfushori i Milanit, i cili aktualisht luan për Trabzonsporin, habiti të gjithë me golin ndaj Gallatasarajit.

Sllovaku ka mposhtur portierin kundërshtar nga mesfusha, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Top Channel