Mediat spanjolle kanë zbuluar se e ardhmja e Paulo Dybalës do të jetë në Madrid, te Atletico e Diego Simeones.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e të enjtes, ndërsa theksohet se palët kanë arritur edhe akordin për një kontratë 5-vjeçare.

Ylli argjentinas pritet të marrë një rol lideri në ‘Wanda Metropolitana’, duke zëvendësuar francezin Griezmann, që është gjithmonë e më pranë Barcelonës.

Javën e kaluar Paulo Dybala udhëtoi drejt Spanjës, teksa mediat raportuan se kishte konsumuar edhe një drekë me Diego Simeonen, ku me gjasë kanë diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Top Channel