Mjekët e Napolit nuk kanë evidentuar dëmtime serioze në ligamentet e gjurit dhe lojtari i përfaqësueses shqiptare ka marrë dritën jeshile duke u stërvitur me skuadrën.

Dëmtimi në miqësoren kundër Norvegjisë duket se nuk do të përbëjë problem për ecurinë e Elseid Hysaj në Serie A, ku ekipi i tij lufton për titullin kampion.

Një lajm mjaft i mirë ky për teknikun Maurizio Sarri, duke qenë se Hysaj është një nga pikat kryesore në mbrojtjen e të kaltërve dhe një mungesë e tij do kishte hapur shumë probleme në prapavijën e napoletanëve.

24-vjeçari do të zbresë në fushë në përballjen e së shtunë mes Napolit dhe Sassuolos që do të luhet në “Mapei Stadium”.

Hysaj u zëvendësua në minutën e 65-të të sfidës miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë duke ndezur menjëherë alarmin për gjendjen e tij fizike.

Top Channel