Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës që shkaktoi arrestimi i shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e autoriteteve kosovare në Mitrovicën e Veriut, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë, kanë dërguar në rubrikën Ti Raporton në Top Channel, pamje të xhiruara në video të avionëve luftarakë që fluturonin mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure.

Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime. Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.

Top Channel