Në mbarë botën ekziston një lëvizje globale që inkurajon qytetet të mbjellin më shumë pemë e të planifikojnë më shumë hapësira të gjelbra, kryesisht parqe.

Këtë të mërkurë, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, zonat urbane inkurajohen më së shumti për një gjë të vetme: të investojmë më tepër në hapësirat e gjelbra.

Për të pasur një panoramë më të qartë se cilat qytete kanë përqindjen më të lartë të pyllëzimit deri më sot, Laboratori “Senseable” i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, ka bashkëpunuar me Forumin Ekonomik Botëror për krijimin e një “enciklopedie pyjore” (Treepedia), një faqe interneti me harta interaktive që tregojnë densitetin e gjelbërimit në qytetet më të mëdha anembanë botës.

Studiuesit kanë përdorur informacione nga “Google Street View” për të përcaktuar atë që ata e quajnë “Indeksi i Gjelbërimit” (Green View Index), një vlerësim i përqindjes së sipërfaqeve të mbuluara me pyje bazuar mbi pamjet nga ajri.

Në momentin e lançimit, në vitin 2016, “Treepedia” mbulonte vetëm 10 qytete, por ekipi i studiuesve ka shtuar në listë shumë më tepër qytete prej asaj kohe. Objektivi kryesor i kësaj enciklopedie është bërja e planifikimit urban më të aksesueshme nga njerëz jashtë kësaj fushe, siç thotë Carlo Ratti, i Institutit Teknologjik të Massachusettsit.

Në galerinë e mëposhtme mund të shikoni renditjen e 12 qyteteve me më shumë pemë, sipas indeksit të mësipërm.

FOTO GALERI
2/19
18. Torino, Itali — 16.2%

Top Channel