Hamburg, trajneri Titz “dënon” Mavrajn: Stërvitje me U21-shin

28/03/2018 17:15

Si të mos mjaftonte sezoni i dështuar në Bundesligën gjermane, Hamburgu po has probleme edhe me lojtarët, nga të cilët priste më shumë siguri, si në rastin e Mërgim Mavrajt.

Menjëherë pas kthimit nga impenjimi me Kombëtaren shqiptare, në miqësoren me Norvegjinë, futbollisti i kuqezinjve ka marrë një ndëshkim nga ekipi i Gjermanisë veriore.

31-vjeçari do të detyrohet tani të stërvitet me ekipin e të rinjve, një ndëshkim i drejtpërdrejtë nga trajneri Christian Titz, që po vepron me dorë të hekurt për shkak të gjendjes kritike ku ndodhet skuadra. Tekniku i Hamburgut ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive”, tha drejtori sportiv, Bernhard Peters.

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15 që i shpëton rënies.

Më parë, skuadra e Bundesligës ka dënuar edhe brazilianin Ëalace Souza Silva, për arsye disiplinore. Mesfushori përballet me penalitete për një udhëtim të paautorizuar në Milano.

Top Channel