Dëmtimi që Elseid Hysaj mori në munutën e 65-të të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Norvergjisë ka ndezur sirenat e alarmit përtej Adriatrikut.

Mbrojtësi shkodran ka lënë fushën e lojës duke çaluar, për një dëmtim që ka marrë në gju. Përshtypja e parë ishte për një lëndim të gjurit të djathtë, ndërkohë futbollisti ka qenë i qetë pas përfundimit të ndeshjes. Menjëherë mbrojtësi është kontaktruar nga stafi mjekësor i Napolit, për të mësuar më shumë rreth dinamikës së dëmtimit dhe pjesën që mund të jetë lënduar.

Të martën pritet që futbollisti të udhëtojë drejt Italië, ku është prenotuar edhe një vizitë urgjente për të parë gjendjen e gjurit. Hysaj është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Napolit, veçanërisht në këtë pikë të nxehtë të sezonit.

Top Channel