Skuadrat nordike nuk kanë qenë asnjëherë kundërshtari ndaj të cilit mund të tregojnë vlera, ndërkohë që të gjitha skuadrat e drejtuara nga Lagerback na mundin.

Në “Elbasan Arena”, Shqipëria ra shpejt nën presionin e miqve norvegjezë dhe më pas gjithçka ishte një shthurje e zgjatur taktike. Ndarje repartesh, mungesë sigurie, pak pasime të sakta dhe një mungesë e theksuar kolektiviteti.

Kështu është dukur Shqipëria e Panuccit në testin e parë për vitin 2018, qe duket si një ndeshje e riparë shumë vite më parë. Tentativa sporadike të Grezdës, grinta e Hysaj apo ndonjë pritje në ekstrem e Strakoshës ishin nota të vetme te lexuar të skuadrës. Mesfusha pa mushkëri e fantazi, mbrojtja qëndron shumë poshtë, ndërsa sulmi pothuaj nuk ekziston.

FOTO GALERI
2/16
4.5 - U fut në një moment kur skuadra ishte e nënshtruar dhe pa forcë për të reaguar

Top Channel