Ishte pikërisht piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel ai që triumfoi në garën hapëse të sezonit të ri të Formulës 1.

Piloti i kokëkuqes u nis i 3-ti, por ia doli ta mbyllë garën në vendin e parë, duke përfituar edhe nga gabimi i britanikut të Mercedesit, Lewis Hamilton.

“Ka shkuar më shumë se mirë sot. Kemi qenë edhe disi me fat, por jam argëtuar pa masë në këtë garë. Garë e madhe dhe strategji e bukur, për sot, por duhet të punojmë ende shumë, për të marrë të tjera fitore”, tha Vettel.

Piloti gjerman i Ferrarit foli edhe për garën e sotme, ndërsa nuk harroi as të vlerësojë makinën që ka në dispozicion.

“Shpresoja të nisesha më mirë, por nuk ia dola. Gjithsesi ia arrita t’u afrohesha dy makinave të para dhe të shfrytëzoja rastin për të marrë kryesimin. Makina e re është jashtëzakonisht e mirë. Në këtë sport është shumë e rëndësishme që makina të jetë konkurruese dhe të të përgjigjet”, deklaroi gjermani.

Top Channel