Tiranë, mjeti përplaset me bordurat e rrugës. Nuk ka të lënduar

24/03/2018 15:30

Një mjet është përplasur me bordurat e rrugës, fatmirësisht pa pasur lëndime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë zonës së njohur si Komuna e Parisit, ku mjeti tip “Ford Focus” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësorë.

Policia mori në pyetje drejtuesin e mjetit për të zbardhur shkaqet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel