Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij modele, nëntorin e kaluar sollën në jetë fëmijën e parë së bashku.

Por që prej asaj kohë, Cristiano është bërë pjesë e disa skandaleve më femra të tjera, gjë e cila duket se ka “krisur” marrëdhënien e tij me modelen.

Mëngjesin e së premtes partnerja e yllit të futbollit, Georgina Rodriguez, në rrjetin social Instagram publikoi një foto me tre fëmijët e çiftit, duke shkruar se ata janë dashuria e saj më e madhe.

Por pjesë e fotos nuk është Ronaldo, madje në dedikimin e modeles ai nuk përmendet.

Mos ndoshta kjo foto është një tregues që marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë?

Një gjë e tillë mbetet për tu parë në ditët në vijim.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel