Kosova fitoi 1-0 miqësoren me Madagaskarin, një ndeshje e zhvilluar në Francë.

Goli i Edo Zhegrovës mjaftoi për t’i dhënë suksesin e parë në drejtimin e përfaqësueses kosovare trajnerit zviceran Bernard Challandes.

Në pjesën e parë, Madagaskari humbi një 11-metërsh, ndërsa portieri Ujkani evitoi një gol të sigurtë.

Pas 4 ditësh, Kosova do të zhvillojë një miqësore tjetër, kësaj radhe me Burkina Fason.

Top Channel