KOMENT/Çfarë kanë të përbashkët Melania Trump dhe Hillary Clinton

Kate Andersen Brower, CNN – Një ish modele e revistës Playboy, që thotë se ka pasur marrëdhënie me Presidentin Trump rreth 10 vite më parë, i kërkoi falje Zonjës së Parë Amerikane, Melania Trump, në një intervistë të dhënë dje në darkë. Të qenit një Zonjë e Parë e përfolur në publik është diçka që Melania tani e ndan bashkë me një grua tjetër, rivalen e bashkëshortit të saj për presidencën, armiken e përbetuar, ish Zonjën e Parë, Hillary Clinton.