Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të marrë vetë rolin e kameramanit për të filmuar situatën e rëndë nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Ai ka publikuar një sërë pamjesh, ku banorët ankohen se nuk kanë vëmendjen e qeverisë dhe kërkojnë shpalljen e emergjencës, ndërkohë që banesa e rrugë nën ujë, dhe njerëz që mundohen të kalojnë me varkë shfaqen në njësitë si Dajç, Ana e Malit, Bërdicë etj.

Një ditë më parë kryetari i opozitës ndodhej në këto zona ku në takimin me komisionin e emergjencave të bashkisë Shkodër, tha se mosshpallja e emergjencës do të ketë përgjegjësi penale ligjore.

Top Channel