“Simpsons”, si Nostradamusi. Mbyllja e dyqaneve të lodrave u parashikua në vitin 2004

23/03/2018 14:17

A mos vallë “Simpsons”-at e bënë përsëri? Seriali aq i dashur vizatimor kapi maja të reja popullariteti me parashikimet e tij të jashtëzakonshme, që përfshijnë Presidencën e Donald Trumpit 15 vite përpara se ajo të bëhej realitet, e tani interneti gëlon sërish.

Adhuruesit e “Simpsons”-ave janë të bindur se një episod i serialit nga viti 2004 ka parashikuar mbylljen e rrjetit të njohur të dyqaneve me lodra për fëmijë, “Toys R Us”.

Kompania e krijuar në vitin 1948 njoftoi javën e kaluar se do t’i mbyllte të gjitha pikat e veta në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e likuidimit që pason shpalljen e falimentit.

Për shumë amerikanë të rritur me lodrat në fjalë ishte e paimagjinueshme, që “Toys R Us” do t’i mbyllte një ditë dyert njëherë e përgjithmonë.

Plot 735 dyqaneve të saj do t’iu vihet dryni në mbarë vendin, 88 prej të cilave vetëm në Kaliforni, 23 në Teksas, 31 në Ilinois e 51 në Nju Jork.

Më herët gjatë muajit, adhuruesit e familjes “Simpsons” vunë në dukje se seriali kishte parashikuar një lidhje mes fizikantëve Stephen Hawking dhe Albert Einstein, pothuajse dy dekada përpara se Hawking të vdiste në datën kur Einsteini erdhi në jetë.

Top Channel