Shkarkimi i gjyqtarit Lulo, Rama: Vettingu, nisja e mbarë. S’kemi parë gjë akoma

23/03/2018 13:13

Menjëherë pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, kryeministri Edi Rama shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale se vetingu ka nisur me këmbë të mbarë.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, thotë Rama.

Top Channel