Parkimet e shtrenjta të Tiranës, privatët çmime më të larta

23/03/2018 15:24

Tirana po bëhet gjithmonë e më shumë e shtrenjtë për përdoruesit e automjeteve. Parkimet publike janë plot, por edhe shumë rrugë të qytetit janë të rezervuara për rezidentët dhe nëse kërkon parkim me urgjencë përplasesh me parkimet private të përhapura në gjithë qytetin.

Çmimet në parkimet private shkojnë deri në një mije leke të reja për shtatë orë qëndrim. Muaj më parë INSTAT-i publikoi se Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Europë 290 euro ose rreth 400 mije lekë të vjetra.

Por ka edhe qytetare te cileve pagesat ju duken normale. “Më mirë 2 mijë lekë parkingu se 20 mijë lekë gjoba e policisë”, thotë një prej tyre.

Zona e ish Bllokut është nga më të shtrenjtat në kryeqytet. Ngjitur me parkingun privat ku pagesa nis nga 150 lekë ora, janë makinat e deputetëve të pajisur me leje parkimi, të vlefshme deri në 2021.

Top Channel