Makina përplaset me traktorin, një i vdekur në rrugën Tepelenë-Gjirokastër

23/03/2018 17:31
Foto Arkiv

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën që lidh Tepelenën me Gjirokastrën.

Policia njofton se një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet E.Gj nga Kavaja është përplasur me një traktor.

Nga përplasja, sipas policisë, ka gjetur vdekjen 25-vjeçari Klajdi Ngjela, djali i drejtuesit të traktorit, ndërsa është plagosur i ati i tij.

Policia njofton se po heton mbi mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel