Më shumë se një vit nga ngritja e aktakuzës për nxitje të urrejtjes, terrorizmit dhe shmangies së tatimeve, ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është shfajësuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Padia ndaj tij tregonte se, në cilësinë e imamit të Xhamisë së Madhe “Mehmet Fatih”, Krasniqi ka shpërndarë në vazhdimësi dhe me dashje mesazhe nxitëse për publikun.

Ish-imami akuzohej se, përmes paraqitjeve të drejtpërdrejta dhe ligjëratave të ndryshme, por edhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet e tjera të informimit, ka shtyrë të rinjtë të marrin rrugën e zonave të konfliktit në Siri dhe Irak, e më pas të kryejnë akte terroriste.

Këto dhe pretendime të tjera të aktakuzës janë mohuar me forcë nga Krasniqi, që është deklaruar i pafajshëm. Sipas disa raporteve, nga viti 2012 deri në vitin 2017, në këto dy vatra konflikti janë përfshirë rreth 1.000 persona nga Ballkani Perëndimor.

Top Channel