Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrein janë shtetet që i shtohen listës së vendeve që mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë nga 1 prilli deri më 31 tetor të 2018.

Lista e shteteve është miratuar në mbledhjen e qeverisë, dhe mban firmën e Edi Ramës.

“Në aneksin nr 3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 513, datë 13.06.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “…Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Gjeorgji, Katar, Oman, Tajlandë, Kinë dhe Bahrejn, me dokumentin pasaportë për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo nismë e qeverisë ka si synim nxitjen e turizmit, dhe shtimin e numrit të turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë si një destinacion të mrekullueshëm turistik.

Top Channel