“Black Panther” ka thyer një tjetër rekord.

Filmi i regjisorit Ryan Coogler është përmendur në Twitter mbi 35 milionë herë që nga data 16 shkurt, kur u shfaq për herë të parë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga “Star Wars: The Force Awakens”, që ka kaluar tashmë në vendin e dytë. Në vend të tretë të kësaj renditjeje të veçantë është filmi “Star Wars: The Last Jedi”.

Në filmin “Black Panther” shfaqet Chadwick Boseman si sundimtari antikrim i Wakanda-s, një vend afrikan imagjinar me teknologjinë më të avancuar në botë. Fituesja e çmimit Oscar, Lupita Nyong’o, Michael B. Jordan dhe Daniel Kaluuya luajnë në role të tjera kyçe, me yllin e “The Hobbit”, Martin Freeman, si agjenti i CIA-s, Everett Ross.

Filmi ka marrë lëvdata për shkak se ndryshon rregullat e lojës, pasi ka një kast aktorësh kryesisht me ngjyrë.

Top Channel