Nga gazi te demarkacioni; Kush është ish-deputetja e Vetëvendosjes që votoi për kufirin

22/03/2018 20:02

Në Mars të vitit 2016, Donika Kada Bujupi një nga deputetët më aktivë të AAK dha dorëheqjen nga forca politike ku kishte qëndruar prej 13 vitesh dhe kaloi me Vetëvendosjen.

Si pjesë e partisë më të madhe të opozitës deputetja spikati në protestat kundër marrëveshjes së demarkacionit. Ajo ishte në vijën e parë të sulmit me gaz lotsjellës.

Deputetja është shoqëruar nga policia e Kosovës dhe siç thotë vetë në atë kohë ishte gati të përfundonte në qeli për të mos falur 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi.

Por pak ditë më parë Donika Kada Bujupi rikthehet te partia e saj, AAK, tashmë në pushtet duke u bërë pjesë e mazhorancës qeverisëse. Por koalicioni i partive nuk i kishte votat për të kaluar marrëveshjen e demarkacionit.

Këtë herë deputetja luftarake votoi pro, por kundër vetes dhe qëndrimeve që ajo kishte mbajtur më parë. Në mënyrë paradoksale deputetja që votoi marrëveshjen për demarkacionin është dënuar 1 vit e gjysmë me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës kundër miratimit të saj.

Top Channel