Mot i keq edhe në Kosovë, probleme në rrugët e Prishtinës

22/03/2018 13:35

Reshjet e borës janë rikthyer në Kosovë, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve në disa pjesë të vendit.

Vështirësi, automjetet patën edhe në Prishtinë.

Bora, sipas medieve vendase nuk ka ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në pjesën më të madhe të rajoneve.

Situata e krijuar vuri në lëvizje kompanitë e mirëmbajtes së rrugëve, të cilat kanë arritur që të pastrojnë një pjesë të mirë të tyre e t’i bëjnë pikat kufitare të kalueshme.

Sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, këtë mëngjes ka pasur disa vonesa të fluturimeve, por tanimë ato janë normalizuar.

Rrugët e kryeqytetit, nga sa pohoi zyrtari kosovar, janë aktualisht të kalueshme, por mund të jenë edhe të rrëshqitshme. Drejtuesit e automjeteve janë këshilluar që në këto ditë bore të jenë të pajisur me zinxhirë.

Top Channel