Pranvera frankofone sjell shijen e hollë të kuzhinës franceze edhe në Tiranë.

“Goût de France/ Good France” është aktiviteti unik në botë që zhvillohet në 5 kontinente dhe në më shumë se 150 vende, duke mobilizuar për të katërtin vit radhazi ambasadat e Francës dhe shefat e mbarë botës.
Të përzgjedhur për Tiranën janë dy shefat Sébastien Krieger (Sebastia Krige) dhe Marc Payeur (Mark Peie), i pari mbajtës i një ylli Michelin.

“Qëllimi ynë është ta bëjmë të njohur kuzhinën francez;e në të gjithë botën, në fakt ajo është e njohur tashmë, por është e njohur nëpërmjet fotografive apo revistave, qëllimi ynë është ta bëjmë të njohur në terren dhe që njerëzit ta shijinë në sa më shumë vende në botë”, tha Sébastien Krieger.

Kriger na zbulon një pjesë të surprizës me supën e salmonit dhe kremit të patates dhe pjata të tjera me një menu “à la française”. Embëlsira është patjetër me çokollatë.

“Unë po ju prezantoj një ëmbëlsirë klasike franceze. Ka si përbërës kryesor cokollatën. E kam zgjedhur, jo vetëm se është tipike franceze, por sepse unë jam i dashuruar me çokollatën”, tha Marc Payeur.

Ndërsa sa i përket verës, shefi e ka një koment edhe për ne. “Po, ne njihemi në botë për verërat tona shumë të mira, por unë kam shijuar edhe verëra shqiptare që janë shumë shumë të mira”, thotë Krieger.

Të mërkurën të gjithë shefat do të prezantojnë menutë e tyre në më shumë se 3000 restorante që do të marrin pjesë në këtë eveniment.
 

Top Channel