Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet e saj për miqësoren e 26 marsit ndaj Norvegjisë. Mbrojtësi Naser Aliji e sheh këtë përballje si një mundësi shumë të mirë për të luajtur si titullar në vend të Ansi Agollit, që është lënë jashtë ekipi nga trajneri Panucci.

“Unë e shoh si një mundësi shumë të madhe për mua, sepse Ansi nuk është i grumbulluar dhe mund të futem edhe në formacion. Këtu nuk po flas vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen”, tha Naser Aliji, futbollist i Kombëtares kuqezi.

Trajneri Panucci vendosi që të marrë sërish nën urdhrat e tij për këtë ndeshje edhe Ylber Ramadanin, që nuk ka ngurruar ta falënderojë atë për këtë mundësi që i dha.

“Dua të falënderoj Panuccin për ftesën. Nëse do të më aktivizojë në fushën e lojës do të jap maksimumin tim. E kam pritur që fëmijë grumbullimin me Kombëtaren A, ndaj do të punoj shumë që një ditë të jem pjesë e formacionit. Mendoj se do të hyjmë në fuishën e lojës për të fituar për rritjen e moralit të skuadrës”, tha Ylber Ramadani, futbollist i kuqezinjve.

Top Channel