Dybala dhe Icardi, larg Botërorit

22/03/2018 20:24

Në vigjiljen e miqësores kundër Italisë, që do t’i japë trajnerit të Argjentinës përgjigje domethënëse për dilemat e shumta mbi lojtarët, trajneri Jorge Sampaoli la të kuptohej se është ende e largët pjesëmarrja e Dibalës dhe Ikardit në Botëror.

Argjentina ka repart të mbipopulluar ofensiv, por tekniku i “Seleccion” dha informacione se kë lojtarë kërkon vërtetë të ketë në turneun e kësaj vere, që shpreson t’i japë titullin kampion, dhe në skuadër nuk ka shenja të talentit të Juventusit dhe atij të Interit.

“Paulo Dibala ose nuk është vlerësuar siç duhet, ose nuk ka ditur që të përshtatet me idenë tonë të futbollit. Mauro Icardi nuk është përjashtuar, por diçka nuk ka funksionuar në marrëdhënien e tij futbollistike me shokët e skuadrës”, deklaroi Sampaoli.

Top Channel