Drejtësia është nën ethet e reformës dhe pikërisht në këtë kohë vëllimi i dytë i ‘Dilema Kushtetuese’ me autor gjyqtarin Florian Kalaja, hedh dritë jo vetëm mbi risitë e paketës ligjore, por edhe çështje që prekin tema delikate si trajtimi i të pandehurve në kafaz.

“Sot kafazët kanë ndryshuar lëndë, nga hekur janë bërë qelq, por ajo që shkon keq në Shqipëri dhe mendoj që është diçka për tu ndryshuar është që ne apriori. Gjyqtarët prokurorët, avokatët, sapo futemi në një sallë penale e vendosim të pandehurin aty. Pa patur asnjë indicie që ai mund të tregojë rrezikshmëri apo mund të cenojë mbarëvajtjen e seancës gjyqësore. Kjo është një standard i gabuar”, tha Florian Kalaja.

Gjyqtari Florian Kalaja shprehet se suksesi kryesor i Reformës në Drejtësi do të jetë zbatimi i këtyre ligjeve.

“Mendoj se reforma në drejtësi i ka të gjitha kushtet, sepse ka një substrat kushtetues, që ka mare bekimin nga forumi më autoratitiv në Evropë, që është Komisioni i Venecias. Kemi ligjet të cilat i janë nënshtruar Komisionit Kushtetues dhe është dalë në konkluzionin për kushtetutshmërinë e tyre dhe mendoj që deri më tani ne kemi nënshkruar të gjithë substratin e nevojshëm për të patur sukses në zbatimin e tyre. E gjithë çështja e suksesit të reformës, do të jetë zbatimi i këtyre ligjeve”, shton ai.

Përveç studiuesve, Libri “dilema kushtetuese” prek tema direkt që lidhen me interesin e qytetareve sikurse drejtimi i automjetit pa dokumentacionin e duhur, afatet e ankimimit dhe kontrolli I vendimeve te pezullimit dhe mos pezullimit.

“Për të gjithë ato që janë studiues të së drejtës, për të gjithë ato që janë praktikantë të së drejtës. Për të gjithë ata që kërkojnë që të lexojnë zhvillimet europiane të standarsit të së drejtës për çështjet që trajtohen aty, mendoj që ky është një udhëzues apo një lloj nisje I një rruge për të krijuar dilema në mendje dhe për ti ditur se si ato mund të zgjidhen”, tha Florian Kalaja.

Top Channel