Bindin Shpresat e Kosovës, lojë dhe fitore ndaj Azerbajxhanit

22/03/2018 23:25

Përfaqësuesja Shpresa e Kosovës u rikthye te fitorja pas 3 takimesh, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Azerbajxhanin. Nën reshjet e dëborës, në stadiumin ‘Adem Jashari’, djemtë e drejtuar nga trajneri Prekazi, zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë të takimit.

Kështu pas 45 minutave të përfunduara në barazim pa gola, ishte Florent Hasani ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa Kolgeci dyfishoi shifrat 7 minuta më vonë, pas një harkimi nga këndi.

Në minutat në vijim, azerët u hodhën në sulm për të gjetur golin, por pa arritur të kërcënojnë vendasit, që nga ana tjetër kundërsulmuan disa herë rrezikshëm.

Me këtë fitore Kosova U-21 ngjitet në vendin e 3-të me 10 pikë, po aq sa Irlanda e vendit të dytë, por këta të fundit kanë luajtur dy takime më pak.

Top Channel