64-vjeçarja Irini Bua nga Dhërmiu i Vlorës thotë se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, 64-vjeçarja thotë se prona i është vjedhur nga Parlamenti dhe akuzon drejtpërdrejtë një deputet të Partisë Socialiste.

“Më është vjedhur nga Parlamenti, nga Alket Hyseni! 11 mijë metra prona. Alket Hyseni ja ka marrë Ilia Takës, të dënuar për falsifikim dokumentash dhe Ilia Taka ja ka marrë kunatit tim me dokumenta të falsifikuara”, deklaroi ajo.

64-vjeçarja thotë se deri në 2015 kanë patur një konflikt brenda familjes për këtë pronë, ndërsa shton se çështjen do ta dërgojë deri në Strasburg.

“Strasburgu do ma japë pronën. Nëse jo pronën, por do marr dëmshpërblimin”, deklaron Irini.

Top Channel