Disa javë më parë ai ishte në Tiranë, pasi mori pjesë në një event, duke shprehur publikisht edhe krenarinë e tij për origjinën shqiptare.

Bëhet fjalë për Mario Dedivanoviç, i njohur si një ndër artistët më të mirë në botë, por njëkohësisht edhe si i preferuari i artistëve të njohur si: Kim, Khloe, Kourtney Kardashian, Megan Fox, Eva Longoria, Demi Lovato, Bebe Rexha, etj.

Por edhe njëherë Mario ka shprehur krenarinë që ndjen që është shqiptar.

Këtë grimieri i famshëm e ka bërë në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një foto në të cilën mban veshur një bluzë me flamurin kuq e zi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel