Me një votim rrufè, të bërë të mundur vetëm pas përjashtimit nga salla të shumicës së deputetëve të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës miratoi më në fund Demarkacionin, duke i dhënë fund sagës së këtij ligji.

Me 80 vota pro, saktësisht sa duheshin, dhe 11 kundër, koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në miratuan përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Hera e pestë e mbledhjes së Kuvendit ishte vendimtarja, pasi 4 herë seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.

Pas përsëritjes së episodeve me gazin lotsjellës, Kryesia e Kuvendit përjashtoi shumë deputëtë të Vetëvendosjes nga salla, ndërsa 7 prej tyre përfunduan në pranga, pasi dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në hedhjen e gazit. Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Vetëvendosje denoncoi praktikat, sipas saj antidemokratike të Kuvendit, e tha se miratimi i ligjit ishte tradhti ndaj vendit.

Por sipas koalicionit qeverisës, miratimi i ligjit është plotësimi i një kushti të rëndësishëm për liberalizmin e vizave.

Miratimi i demarkacionit u përshëndet edhe nga miqtë ndërkombëtare të Kosovës, mes të cilëve ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili tha se kjo është një arritje e madhe dhe i hap rrugën Kosovës drejt progresit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel