Izraeli e pranon, në 2007 sulmoi reaktorin bërthamor në Siri

21/03/2018 11:12

Ushtria izraelite pranoi zyrtarisht se në vitin 2007 kishte shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor në Siri. Ajo tha se ofensiva ajrore në rajonin lindor të Deir Al Zour kishte eliminuar një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe të gjithë rajonin.

Siç thuhet, reaktori ishte pranë përfundimit. Izraeli konsiderohej prej kohesh përgjegjës për sulmin, por deri më tani nuk e kishte pranuar kurrë atë.

Siria e ka mohuar vazhdimisht se zona e bombarduar ishte një reaktor bërthamor. Ushtria publikoi materiale të deklasifikuara që kanë lidhje me ofensivën ajrore të ndërmarrë në 5 dhe 6 shtator.

Aty përfshihet edhe ato që sipas izraelit janë xhirimet e kompleksit Al Kubar ne rajonin e shkretë të Prusisë dhe gjithashtu foto të operacionit të fshehtë. Lëvizja e ushtrisë erdhi pasi inspektoret e ushtrisë izraelite shfuqizuan një urdhër që ndalonte zyrtarët të diskutonin mbi operacionin.

Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore ka thënë në të kaluarën se me shumë gjasë në zonë ka qenë një reaktor nuklear. Ajo sugjeroi gjithashtu se reaktori po ndërtohej me ndihmën e Koresë së Veriut

Top Channel