Antoinne Griezmann nuk dëshiron të shkojë në Botërorin e Rusisë me hijet e dyshimit për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez në një intervistë për të përditshmen L’Equipe deklaroi se vendimi në këtë aspekt duhet të merret përpara fillimit të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në botë.

“Dua të shkoj në Rusi i pashqetësuar për të ardhmen-tha Griezmann në intervistën e tij-nuk bëhet fjalë për emrin e skuadrës se ku do të luaj, por për qetësinë që do të kem në momentin që do të kem të zgjidhur këtë cështje. Duhet të vendoset para botërorit nëse do të qëndroj apo do të largohem. Ajo që më bezdis më shumë është se të gjithë më pyesin për këtë temë”.

Griezmann në intervistën për ‘L’Equipe’ foli edhe për ambiciet e tij duke vënë në plan të parë triumfet kolektive kundrejt atyre individuale.

“Dëshira ime është që të fitoj një Botëror ose Ligën e Kampioneve, më pas vjen Topi i Artë -vijoi Griezmann- jam pjesë e një skuadre, preferoj të fitoj trofe me klubin apo përfaqësuesen e vendit tim kundrejt atyre individualë. Për shembull, në Evropian fitova çmimin si golashënuesi më i mirë, por unë do të doja që Franca të ishte shpallur kampione”.

Top Channel