Demarkacioni, Haradinaj: Ne e bëmë tonën, tani BE të mbajë premtimin për vizat

21/03/2018 19:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.

Pasi falenderoi deputetët që votuan pro dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin, Haradinaj kërkon nga Bashkimi Europian që të mbajë premtimin e vet.

“Kosova tani pret që Bashkimi Europian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si gjithë europianët e tjerë”, shkruan në rrjetet sociale Haradinaj.

Top Channel