Automjeti vret majmunin nënë shtatzënë, mrekullia ndodh me të voglin

21/03/2018 20:11

Një majmun i gjinisë femërore, shtatzënë, ishte arratisur e po endej rrugëve, për t’u ndeshur me atë që do të ishte çasti fatal i jetës së saj. U përplas nga një automjet dhe kështu humbi jetën.

Ngjarja ndodhi jashtë një tempulli lutjeje për besimtarët në Tajlandë, por ajo që përbën mrekulli është fakti që i vogli brenda barkut të saj ishte ende në jetë.

Aty u gjend rastësisht një vajzë e rritur, e cila edhe pse nuk e kishte profesion, tentoi të kryente një prerje “cezariane” në kushte emergjence. Vajza bën një jetë tejet të thjeshtë, duke u përpjekur të shiste ushqim për majmunët, për turistët e shumtë që vizitonin vendlindjen e saj.

Sigurisht që nuk kishte asnjë trajnim mjekësor, por kur e pa majmunin nënë të vritej në aksident, refuzoi të linte edhe të voglin të ngordhte ende pa hapur sytë. Vrapoi me shpejtësi drejt majmunit të pajetë dhe nisi ta “operonte” duke përdorur një bisturi. E çau nënën e pajetë nga stomaku, me synimin për të nxjerrë jashtë të voglin.

Të gjithë procedurën e ndoqi me përpikmëri nga kujtimet që i vinin ndërmend në momentin që kishte sjellë në jetë vetëm pak vite më parë një fëmijë përmes ndërhyrjes “cezariane”. I duhej të ishte ekstremisht e kujdesshme, pasi një lëvizje e gabuar do ta vriste edhe majmunin bebe.

Fatmirësisht, operacioni rezultoi i suksesshëm dhe vajza arriti ta nxirrte majmunin e vogël nga barku i nënës. Mrekullia e Zotit bëri që i vogli të ishte ende në jetë, por nuk po merrte frymë. Për vajzën “kirurge” nuk premtonte koha, ndaj dhe nisi të performonte “masazhin e zemrës”. Bëri gjithçka mundej e dinte që t’i shpëtonte jetën, por majmuni i vogël ende s’po merrte frymë. Tentoi edhe t’i nxiste frymëmarrjen buzë më buzë, por dukej sikur bebja kishte humbur jetën së bashku me nënën.

Ajo nuk u dorëzua, vijoi me këmbëngulje të performonte “CPR”-në, e pikërisht në momentin që shpresa kishte humbur, atëherë majmuni i vogël hapi sytë.

Vajza vijoi të kujdesej për të, duke e ushqyer me shiringë e duke fjetur së bashku me të në të njëjtin krevat. Ajo planifikon ta rrisë derisa të bëhet mjaftueshëm i fuqishëm, për t’u lënë sërish i lirë në botën e egër së cilës i përket.

This pregnant monkey was killed by a car…so a stranger performed a c-section to save the baby. Amazing! ♥️

This pregnant monkey was killed by a car…so a stranger performed a c-section to save the baby. Amazing! ♥️

Posted by Daily Mail on Tuesday, March 6, 2018

Top Channel