Arrestimi i Fran Frrokaj, avokati: Gjykata u nxitua, bashkia nuk shpall tapi për tokën

21/03/2018 08:20

Mbrojtesi ligjor i kryetarit të bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, deklaroi se gjykata u nxitua kur dha arrest me burg për klientin e tij. Edhe pse vendimi u zbut, tre ditë më vonë, ai do të apelohet pasi sipas tij nuk është i drejtë.

“Edhe në momentin e rivlerësimit të kësaj mase, edhe gjykata ka reflektuar disi, po ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim pasi nuk janë provat që përmbushin elementët e masës shtrënguese apo arrestit të shtëpisë me mbikqyrje policore. Normalisht, vendimi bëhet nesër në gjykatën e rrethi gjyqësor Lezhë për tiu drejtuar Apelit Shkodër”, thotë avokati Adrian Leka.

Avokati Leka tha se, kreu i bashkise së Lezhës nuk ka hedhur asnjë firme për tjetërsim prone.

“Bashkia nuk prodhon tapi, po përcjell dokumentacion të paraqitur nga qytetari”, thotë Leka.

Top Channel