Qyteti i Kuçovës është kthyer në shënjestrën e hajdutëve profesionistë. Vetëm 5 ditët e fundit, në këtë qytet janë vjedhur gjatë natës 2 biznese dhe 3 banesa.

Vjedhja më e fundit është shënuar në një dyqan në qendër të qytetit, në pronësi të shtetasit Luli Dardha. Sipas policisë, hajdutët kanë thyer derën kryesore të dyqanit dhe kanë marrë nga kasaforta një shumë parash.

Po ashtu, ata kanë marrë edhe aparaturat e kamerave të sigurisë.

Grabitja tjetër është shënuar në një dyqan ushqimor në Kuçovë, ku duket se është përdorur e njëjta skemë.

Deri më tani, policia nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Top Channel