Me kampionatin e ndërprerë për shkak të angazhimeve të skuadrave përfaqësuese, Paulo Dybala është parë në Madrid, nën shoqërinë e vëllait menaxher dhe një miku të tij.

Vizita nuk ka kaluar pa u ndjerë, teksa zërat flasin për një takim sekret me drejtuesit e Realit, për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, në sezonin e ardhshëm.

Me Bale thuajse të larguar dhe mes dyshimeve mbi një afrim të Neymarit, drejtuesit e Realit duan të mbyllin gjithçka me Dybalën, te i cili shikojnë një futbollist me të ardhme të ndritur.

Dybala nuk u grumbullua nga Sampaoli me kombëtaren e Argjentinës, ndaj është i lirë këto ditë, por udhëtimi i tij turistik, nën shoqërinë e menaxherit dhe për më tepër në qytetin ku ka selinë një prej ekipeve që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për të, ka bërë që ngjarja të marrë shumë bujë.

Ky lajm ka bërë që në ambientin bardhezi të shqetësohen, pasi Dybala shikohet si një idhull, një futbollist që ‘ndez’ fantazinë e tifozërisë me golat dhe veprimet e bukura sportive në fushën e lojës.

Top Channel