Pas largimit të Camilla Cabellos, grupi “Fifth Harmony” nuk do të ekzistojë më, pasi edhe vajzat e tjera të grupit Ally Brooke, Normani, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui, kanë njoftuar se do të largohen nga muzika deri kur të rikthehen në industri solo.

Vajzat u bënë bashkë Vajzat në vitin 2012 në X Factor, kur producenti Simon Cowell dha idenë që të 5-a vajzat të formonin një grup.

Në rrjetin social Tëitter është dhënë njoftimi për ndarjen e grupit: “Pas 6 viteve punë të palodhur, për t’ju qëndruar besnikë ju dhe vetes sonë, ne kemi vendosur që të bëjmë pushim derisa të mbledhim veten dhe të vijmë solo! “Ne jemi të gjithë shumë të ngazëllyera dhe mirënjohëse që mund të marrim këtë kohë për të mësuar dhe për t’u rritur në mënyrë krijuese dhe për të gjetur me të vërtetë bazat tona si individë”.

Regimet e fansave pas këtij njoftimi kanë qenë të shumta, ku shumica prej tyre kërkonin që grupi të mos ndahej.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel