Për realizimin e recetës së ditës së sotme, që kuzhinieri Sandri ka përzgjedhur ditën e sotme, duhen këto ingredientë: vezë pate, vaj, miell, kripë, birrë, qumësht dhe prodhime deti (karkalec dhe kallamar)

Marrim vezën e patës dhe i shtojmë pak miell. I përziem dy ingredientët me njëri-tjetrin që masa të lidhet. Veza e patës ka më tepër sasi dhe ka më shumë shije, gjë që ndihmon në lidhjen më të mirë dhe më kompakte të ingredientëve. Masës i shtojmë pak qumësht . Brumi që po përgatisim quhet “tempora” i cili shkon shumë mirë me prodhimet e detit. Brumit i hedhim pak birrë për të marrë një brum sa më të lidhur, njësoj si ai i petullave.

Marrim kallamarin dhe e presim në feta të rrumbullakta , i shtojmë edhe pak kripë. Prodhimet e detit i kalojmë në brumin që kemi realizuar dhe i hedhim në tiganin me vaj që kemi nxehur paraprakisht. për 3 minuta receta jonë është gati. Dekorojmë pjatën dhe e servirim.

Ju bëftë mirë!

Top Channel