Pelegrinazhi në Kishën e Laçit. Nisin 13 të martat që kulmojnë me festën në 13 qershor

20/03/2018 23:07

Kanë nisur të martat e pelegrinazhit në Kishën e Laçit. Pavarësisht motit të keq, pelegrinë të shumtë iu drejtuan kishës që ndodhet në kodër.

Janë të shumtë pelegrinët të cilët respektojnë të 13 të martat, ndërsa shumë të tjerë i drejtohen kishës mrekullibërëse për tre të marta rresht.

Ndjekja e tre të martave është ogur i mirë për ata që shkojnë në këtë kishë. E marta e 13 do të përkojë me 12 qershorin, ndërsa 13 qershori është edhe dita kur fluksi i pelegrinëve arrin kulmin, pasi shënon edhe ditën e festës në përkujtim të Shenjtit Andon.

Top Channel