Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm në Kosovë, në ofrimin e një ambienti të sigurtë dhe lirisë së lëvizjes.

Këto ishin fjalët e kolonelit amerikan, Nick Ducich, gjatë ceremonive të marrjes së Komandës së KFOR-it, në bazën “Bondsteel”. Pasi mori detyrën e re nga paraardhësi i tij, koloneli Michael Spraggins, Ducich tha se ky mision ka rëndësi të veçantë për të, për shkak të origjinës së tij.

“Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, garantim i lirisë së lëvizjes dhe një ambienti të sigurtë. Ne do të vazhdojmë të jemi të paanshëm dhe do të punojmë për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të stabilizuar dhe të qetë. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të Betejës-Lindje. Unë jam i privilegjuar të shërbej këtu dhe të jap angazhimin tim më të madh, për një ambient të sigurtë për gjithë popullin e Kosovës”, tha kolonel Nick Ducich, komandant i KFOR-it.

I pyetur për rolin e KFOR-it në rast të arrestimeve të mundshme nga Gjykata Speciale, Ducich tha se kjo forcë nuk është pjesë e proceseve politike, por do të jetë e gatshme t’i përgjigjet çdo trazire të mundshme.

Top Channel