Kokaina e Maminasit, Apeli vendos arrest me burg për dy të arrestuarit

20/03/2018 13:00

Apeli i Krimeve të Rënda ka rivendosur masën e sigurisë për dy të arrestuarit e operacionit ku u sekuestrua 613 kg kokaine në Durrës.

Apeli ka vendosur sërish arrest me burg për shoferin që transportonte drogën, Armando Pezaku.

E njëjta masë është vendosur dhe për Donald Lushajn, menaxherin e kompanisë.

25-vjeçari Lushaj u ka thënë më herët prokurorëve se është punësuar në kompaninë nën hetim “Arbri Garden” në vitin 2014 me detyrë menaxhimin e ngarkesave me agjentët e shitjeve. Ngarkesat porositeshin nga vetë pronari, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë, ka këmbëngulur Lushaj.

Ndërkaq pronari i kompanisë është ende i shpallur në kërkim.

 

Top Channel