Kanceri i gjirit, fushatë deri në tetor për të sensibilizuar gratë shqiptare

20/03/2018 12:01

YWCA ushtron aktivitetin e saj tashmë prej 10 vitesh në Shqipëri dhe në këtë jubile vjen nën moton “Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore është zgjedhur nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare si ambasadore e kësaj kauze. Përmes kësaj iniciative, që do të shoqërohet me një fushatë të gjatë ndërgjegjësimi nga muaji mars deri në tetor, synohet pikërisht ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për sfidat e vështira me të cilat hasen gratë shqiptare.

“Bëni diagnostikimin e hershëm. Një lajm të mirë dua tjua jap sot, nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne i kemi hapur rrugën trajtimit 100% nëpërmjet një medikamenti që ju e dini që është një medikament shumë i shtrenjtë por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, me këtë trajtim kimio-preparat të gjitha rastet e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

“Në vetë familjen time e kemi provuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar. jemi të kënaqur të shohim shoqërinë civile të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të mbështetur mamografinë falas dhe edukimin shëndetësor për të shpëtuar jetën e grave anembanë Shqipërisë”, tha Donald Lu, ambasador i SHBA në Tiranë.

Elementët e fushatës janë të shumtë. “Fushata jonë këtë herë do të nisë nga muaji mars gjer në tetor. së pari, falë bujarisë së Top Medias do kemi një spot televiziv me mesazhin e ERmonela Jahos që do shfaqet në Top Channel. më pas do vazhdojmë me forume të hapura çdo muaj në zona ku nuk kemi punuar më parë si Kruja Berati kukësi elbasani dhe pogradeci ku mjekë dhe specialistë do informojnë zonjat për kancerin e gjirit., do përgatisim një dokumentar”, tha Donika Godaj, drejtore ekzekutive e YWCA Albania.

Kompania Top Media është media partner në këtë aktivitet.

 

Top Channel