Një sasi prej 26.5 kg kokainë, u sekuestrua paraditen e së martës, prej anti-drogës greke në bashkëpunim me Dean Amerikane, në Prevezë të Greqisë.

Sipas policisë, 5 persona të moshave 44-57 vjeç janë arrestuar, mes tyre 2 italianë, 2 serbë dhe 1 grek.

Mësohet se lënda narkotike kishte mbërritur nga Amerika latine në Serbi dhe do të shpërndahej në Greqi. Ajo është e një cilësie tepër të lartë, me pastërti mbi 96%, deklaroi policia.

Mësohet se ngarkesa ka qenë në një kontenier mallrash dhe pasi është shkarkuar në Serbi, autoritetet kanë kryer dorëzim të kontrolluar të drogës në destinacionin final te saj, Prevezën e Greqisë.

Policia thotë se i dha një goditje të fortë trafikut të kokainës nga Amerikës Latine në Europë. 5 te arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së funksionimit të organizatës.

Top Channel