Dibër, vritet me armë zjarri në oborrin e shtëpisë 32-vjeçari

20/03/2018 08:09

Një 32-vjeçar është raë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 në Maqellarë të Dibrës.

“Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes” thuhett në njoftimin zyrtar të policisë.

Top Channel