Kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e të moshuarës, por 72-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë policinë. Për fat të mirë të saj, patrulla ka qenë mjaft afër, duke arrestuar në flagrancë hajdutët.

Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në Bulqizë Jurgen Kaferi, 23 vjeç dhe Fatos Lezi, 24 vjeç, i dënuar dhe më parë për plagosje të lehtë më dashje, gjatë orëve të natës të 19 marsit, kanë hyrë në shtëpinë e M.M, 72 vjeçe.

Ata janë arrestuar në flagrancë nga policia, pa mundur të vjedhin asgjë.

Top Channel